Mevlani mashtroi të gjiithë, nuk e ka shkruar këngën për Ledjanën, publikohet origjinalja

Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Mevlani konfirmoi se nuk flet më me Ledjanën dhe se nuk ndiqen as në Instagram.

Para se të dilte përfundimisht nga “Për’puthen”, Mevlani konfirmoi të njëjtën gjë dhe tha se Ledjana nuk i kishte folur që nga momenti që ai kishte kënduar në festë këngën e saj me Antonelën.

Ndërkohë sot ajo ka publikuar një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedikoi asaj gjatë kohës që ishin në emision.

Por nga pjesa që Ledjana ka postuar duket se zëri nuk është i Mevlanit dhe në një farë mënyre Ledjana po përpiqet të vërtetojë faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.