Rrushja ka zgjedhur Mevlanin për këtë javë në “Për’puthen”.
Takimi i tyre nisi në mënyrë të pazakontë, me një shaka të pazakontë, e po ashtu u mbyll, para se të niste takimi, Mevlani i kishte bërë një rreng konkurrentes ai i tha se nuk mund të shkonte, ndërsa Rrushja u revoltua shumë keq dhe i kërkonte produksionit që të mos transmetonte asgjë, pasi Mevlani nuk u shfaq në takim.
Megjithatë, pas rrengut, ndonëse pati shumë debate në studio, u duk se takimi shkoi mirë e mes tyre pati biseda interesante.
Megjithatë, në fund Rrushja e pyeti nëse Mevlani mund t’i bënte edhe asaj një këngë, ashtu si Ledjanës vitin e kaluar, që shkaktoi shumë reagime.
Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës, ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë.
Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot “Mos na hapni pl.agë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës.