Web Analytics

Mihrije Braha shpërthen ndaj komentuesve që e ofendojnë, thotë se do t’i denoncojë edhe në polici

Botuar nga: InfoKosova

Bëhet virale me çdo video që poston në “Tik-Tok”  këngëtarja e njohur Mihrije Braha tash e sa kohë është shumë aktive në këtë aplikacion, ndonëse thotë se në fillim nuk i pëlqente.

Ajo eshte goxha aktive duke sjellur video te ndryshme edhe nga jeta profesionale por edhe private e saj.

“Hapni rrugë” është një nga videot më të klikuara e komentuara duke bere buje gjithandej ne  rrjetet sociale.

Kur jemi tek komentet, këngëtarja përballet me shumë sosh, madje ka edhe prej tyre që shkojnë deri në fyerje.

Këngëtarja në këtë pjesë ishte e ashpër “Hor ju boj”, u shpreh ajo për komentuesit të cilët u paralajmëroj se mund edhe t’i paraqes në polici.

Deklaratën e plotë të këngëtares e gjeni në videon më poshtë.

Shiko videon:

Të FUNDIT