Mikela i dha disa ‘flakaresha’ mbrëm pasi pa skenat me Anen, flet Erioni se ku qëndron me ndjenjat

Një ngjarje e papritur ndodhi në puntatën e djeshme të Për’puthen, Erioni dhe Ana kishin afrimitet të madh në prapaskenë aq sa gati dukej se do të shkëmbenin puthje në buzë.

Sapo do të niste takimi sqarues, Mikela u ngrit në këmbë i dha nje flakareshe Erjonit  dhe u largua nga studio.

Ndërsa sot, Mikela ka zgjedhur të mos vijë në emision dhe Erioni dha mendimin e tij për këtë situatë.

Erioni: Reagoi se tregoi që vijon interesi, Mu duk pak i tepruar por secili vendos vetë të bëjë veprimet e veta, ishte një sikletshëm për mua, afrimiteti me Anën nuk është aktrim apo lojë, por pëlqimi që kam ndaj Anës është i madh, dhe Mikelën nuk e hedh poshtë se kemi kaluar kohë të bukur dhe vazhdoj të kem pëlqim dhe ndaj saj.