Mikeshë me familjen e Bryant, Jennifer Lopez përlot të gjithë me postimin

Jennifer Lopez me familjen e Kobe Bryant janë miq prej vitesh dhe sigurisht personat që e kanë përjetuar më keq humbjen e tij ishin njerëzit e afërt.

J.Lo ka postuar një status shumë prekës në Instagram bashkangjitur me disa foto nga momentet e tyre së bashku.

“Familje! Teksa po shikoja postimet e Kobit, unë dhe Aleksi po kujtonim çastet me të.

E vërteta është që familja është më e rëndësishme se gjithçka.

Ne jemi shumë të mërzitur nga kjo humbje, por mendoj se mërzitja jonë është pak nga ajo që Vanesa po kalon tani”, shkruan Lopez për bashkëshorten e Kobit, Vanesën.

Këngëtarja i dërgon edhe një mesazh duke shkruar:

“Të dërgoj të gjithë dashurinë dhe lutjet e mia, ty, fëmijëve të tu dhe të gjithë familjeve që u prekën nga kjo tragjedi”.

“Gjëja më e padrejtë në këtë botë është të humbësh fëmijën dhe bashkëshortin në një ditë.

Vanesa, unë lutem që të jesh e fortë dhe Zoti të të udhëzojë ta kalosh këtë tragjedi të paimagjinueshme.

Zoti qoftë me familjet që po vuajnë nga kjo tragjedi.

Kobi të deshëm shumë dhe do na mungosh përgjithmonë.

Faleminderit për punën tënde, inspirimin dhe zemrën tënde”, përfundon Jennifer Lopez.