Milaim Zeka: LDK e ka marrë atë që e ka merituar, PDK-ja të shërohet nga koronavirusi brenda saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se dje kanë ndodhur dy ngjarje me rëndësi për vendin, kur e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka thënë se këto dy ngjarje janë fitorja e LVV-së dhe e Vjosa Osmanit e thotë se tashmë LDK-ja e ka marrë atë që e ka merituar që moti.

Zeka gjithashtu thotë se PDK ka shkuar për herë të dytë në opozitë e duhet të shërohet nga sic thotë ai koronaviruset brenda saj.

Sipas Zekës, deputetët e partive politike duhet të votojnë mandatarin për Qeverinë e re duke dëgjuar zërin e qytetarëve./Express/