Web Analytics
BallinaMilani fiton dhe shpallet kampion i Italisë

Milani fiton dhe shpallet kampion i Italisë

Milani ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së fundit në Serie A, duke u shpallur kampion i Italisë.

Kuq e zi e nisën ndeshjen në su.lm, duke e ditur që nuk duhet ta humbin këtë lojë.

Olivier Giroud dhe Rafael Leao rre.zikuan që në start, por në të dyja rastet Andrea Consigli ishte në vend.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli.

Leao asistoi te Giroud i cili gjeti rrjetën për 1-0.

Milani nuk u ndal me su.lme dhe Sandro Tonali ka mundur ta shtojë epërsinë në minutën e 23-të, por në të dy rastet portieri Consigli ishte në vend.

Goli i dytë erdhi në minutën e 32-të, kur sërish  Leao-Giroud ishte në aksion.

Francezi shënoi golin e dytë personal për rezultatin 2-0.

Vetëm pas tre minutash u mbyll dilema e fituesit dhe asaj të kampionit të Italisë për sezonin 2021/22.

Leao dhuroi asistimin e tretë në këtë ndeshje, ku në vendin e duhur ishte Franck Kessie që shënoi për 3-0./Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit