Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka çuditur botën kur është bllokuar nga kërkesa e LDK-së.
Sipas tij, LDK-ja kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.
“LVV-ja ka çuditur dynjanë, kur është bllokuar nga një kërkesë e LDK-së, e cila kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.
Në vend se ta formonte Qeverinë shpejt e të fillonte zbatimin e programit, LVV-ja u kurthua e u harxhua në atë kërkesë.
Tentoi t’i bënte presion LDK-së, me gjoja sondazhe, me luftë psikologjike e propagandë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimet e tij:
1. Shkalla e lartë e mosbesimit ndërmjet LDK e LVV po e bën të veten: LVV po e humb fitoren në tavolinë, LDK po hakmirret, për dhunën që ka ushtruar LVV kundër saj, kur Isa Mustafa ishte kryeministër.
Edhe nëse arrihet marrëveshje ndërmjet tyre, një gjë tashmë është e qartë:në të ardhmen partitë duhet të mendojnë dy herë para se të bëjnë veprime të pamenduara, sepse krijojnë mosbesim, ndërsa mosbesimi e rritë dëshirën për hakmarrje.
Pra, kjo që po ndodhë mes LVV e LDK nuk është politikë.
Është qërim hesapesh, për një kontest të dikurshëm.
(E marr me mend që militantat e LVV nervozohen prapë me mua, sepse nuk arrijnë ta kuptojnë realitetin. Ama, sinqerisht u them se kam pasë qejf ta merrte detyrën e kryeminsitrit Kurti, jo se besoj që do të qeveriste mirë, po për kurreshtje intelektuale.)
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/2615741211876077
2. LVV ka çuditë dynjanë, kur është bllokuar nga një kërkesë e LDK-së, e cila kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.
Në vend se ta formonte qeverinë shpejt e të fillonte zbatimin e programit, LVV u kurthua e u harxhua në atë kërkesë.
Tentoi t’i bënte presion LDK-së, me gjojasondazhe, me luftë psikologjike e propagandë.
Të gjitha ato veprime ishin gabim.
Si fitues i zgjedhjeve dhe si yll moral i politikës, Kurti do të duhej ta niste menjëherë qeverisjen.
Nëse do të qeveriste me sukses, do t’i diktonte më lehtë kushtet për presidentin.
Por jo kështu.
Ata që e njohin LDK-në, e dinë se ajo edhe kur është e ngathtë dhe e hutuar, prapë është e pashantazhueshme.
LDK është e brymosur me idenë e misionarizmit rugovist.
Nuk është mposhtur me dhunë, aq më pak mund të mposhtet me propagandë.
Në fakt, ashtu ajo vetëm kompaktësohet.
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/2615782131871985