Milot Rashica sot u bë baba për herë të parë

Futbollisti i njohur Milot Rashica është një nga fytyrat më të dashura për publikun shqiptar.

Ai bashkë me bashkëshorten Belkizen janë mjaftë të përfolur nga mediet rozë duke përbërë një çift perfekt e shumë të kërkuar.

Sot është ditë e veçantë për ta, për shkak se u bënë prindër për herë të parë.

Këtë moment të bukur e publikoj vet Miloti në spital me gruan bashkë me djalin e tyre në krahë.

Mënjëherë pas publikimit ky imazh mori pëlqime e komente të shumta duke e uruar për këtë ndjesi të veçantë./Kosovarja/