Milot Rashica: Ua mbledhi këpucët bashkëlojtarëve dhe ua sjelli shokëve në Vushtrri

Milot Rashica ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “NIN” në Klan Kosova.

Ylli kosovar i Werder Bremenit ka zbuluar detaje të shumta për jetën dhe karrierën e tij.

Vushtrriasi dekla roi se ndihmon gjithnjë miqtë e tij në Vushtrri, të cilët i kishte bashkëlojtarë tek Llamkos Kosova.

“Ne kemi sponsorë të këpucëve në Werder dhe sa herë që dalin modele të reja, lojtarët i gjuajnë modelet e vjetra.

Unë iu them të mos i gjuajnë, leremni mua këtu, unë i marrë.

Ua mbledhi të gjithëve dhe i sjelli në Vushtrri, ku ua dhurojë miqëve të mijë futbollistë”, u shpreh Rashica.