Mimoza Kusari e befason djalin live në emision, per ditëlindjen e 17-të

Politikania, Mimoza Kusari – Lila si e ftuar në emisionin e verës në T7, “Era Verë” shpalosi shumëçka, si nga jeta private edhe ajo profesionale.

Gjatë emisionit, çdo mysafirë bëhet pjesë e një loje, ku përmes një telefonate krijohen situata të këndshme.

Kusari – Lila, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj vendosi që ta telefonojë atë dhe t’ia urojë publikisht.

Madje, këtë urim e bëri duke kënduar. “Happy birthday to you, happy birthday dear Adri, happy birthday to you…”, ishte urimi i saj për djalin.

Shiko videon: