Ministria e Shëndetësisë ndalon dasmat me mbi 100 të ftuar

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka njoftuar se ndalimi për ngjarje ku ka mbi 100 persona është i vlefshëm edhe për dasma, bare, funerale dhe ngjarje të ngjashme.

“Urdhëri do të hyjë në fuqi në orët e ardhshme.

Ky është një ndalim gjithpërfshirës për të gjitha ngjarjes, si në zona të mbyllura ashtu edhe të hapura”, tha ministria.

Dr.Udi Klinger, nënkryetar i shërbimeve shëndetësore publike, tha se që nga shpërthimi i pandemisë, politika e tyre është përshtatur me realitetin që po shpaloset.

Së shpejti, kryeministri Binyamin Netanyahu pritet të njoftojë mbylljen e shkollave dhe kopshteve./Indeksonline/