Ministrja Haxhiu paralajmëron marketet që po i rritin çmimet e ushqimeve: Do të dënoheni!

Çmimet e gjërave elementare kanë nisur të rriten në marketet kosovare pasi një numër i qytetarëve kanë nisur të sigurojnë rezerva ushqimore për shkak të frikës nga koronavirusi, edhe pse ende asnjë rast nuk është paraqitur në vendin tonë.

Se çmimet janë rritur nga markete të caktuara e konfirmoi mbrëmë kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pretreshi përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve, një qytetar i ka shkruar në Facebook ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qytetari i ka thënë “Zonja Ministre çmimet e gjërave elementare filluan të rriten në markete”.

Nuk ka vonuar dhe përgjigja e ministres Haxhiu e cila ka paralajmëruar dën.im për të gjithë ata që e shfrytëzojnë keqpërdorin situatën aktuale.

“Do të ketë inspektim dhe dënim të atyre që shfrytëzojnë e keqpërdorin situatën aktuale”, ka shkruar Haxhiu.

Zv.Kryeministri Hoti mbrëmë në mbledhjen e qeverisë propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente.