Ministrja Haxhiu reagon ashpër ndaj presidentit Thaçi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Presidenti Hashim Thaçi tha se Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të japin përgjegjësi për “shtytjen në vetëv.rasje” të studentit Agon Musliu, që vd.iq në karantinë një ditë pasi u kthye nga Gjermania.

Akuzat e Thaçit ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, sipas ministres Haxhiu, paraqesin frustrim të Presidentit.

“Sulmet që Presidenti i bën Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tjerë nuk janë të rralla.

Siç duket frustrimi i tij i shprehur edhe sot në konferencë për media që nuk kishte asnjë tematikë pos sul.mit ndaj Qeverisë në detyrë ka si shkas disa përpjekje të dështuara të këtij Presidenti për të qenë protagonist me qëllime të këqija”, ka thënë Haxhiu.

“E para ishte çështja e një marrëveshje të dëmshme Kosovë-Serbi, me ç’rast shkoi dhe u kthye pa asgjë, dhe e dyta, dështimi përmes tentativës për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të marrë situatën në kontroll.

Asnjëra su bë”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu thotë se Thaçi në konferencat e tij nuk ka asnjë tematikë, përveç sul.meve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, këto ‘sul.me’ paraqesin simptoma të dështimeve të tij.

“Duhet të rikujtojmë se edhe në ato konferencat e përditshme të verës së vitit 2017 aso kohe Presidenti fillimisht pati sul.muar Lëvizjen e Albin Kurtin dhe vetëm pastaj foli për idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë thelb i së cilës ishte ndarja e Kosovës.

Frustrimi i tij tash ndaj Qeverisë aktuale dhe ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! është simptomë e dështimeve të planeve të tij duke shtuar edhe tashmë shkeljen që ky President i ka bë Kushtetutës në PLAN përpjekjen”, ka thënë Haxhiu./Insajderi/