Miranda Hashani ia feston ditëlindjen qenit të saj

Miranda Hashani ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore dhe është e njohur në të gjitha trojet shqiptare.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për dekada me projekte të ndryshme muzikore.

Ajo mungoi një kohe duke mos sjellur ndonjë këngë, ndërkohë që sërish u rikthye me një hit të ri.

“ Mos ik”, titullohet kënga e fundit e Mirandës e cila u prit mjaftë mirë nga ndjekësit.

Miranda është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin, ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit.

E përveç familjes së ngushtë për të është i rëndësishëm dhe i dashur edhe qeni i saj Bigji, të cilit ia feston edhe ditëlindjen.

Ajo madje ka publikuar një imazh duke e përqafuar Bigjin, të cilin nuk dihet nëse mbanë akoma apo vetëm ia ka rikujtuar ditëlindjen./Kosovarja/