Miratohet vendimi për ndihmat me 50 dhe 100 euro për të infektuarit me koronavirus në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka votuar propozimin për ndarjen e 50 eurove për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për pensionitët e konfirmuar pozitiv.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se Kuvendi Komunal ka votuar me 38 vota pro dhe asnjë kundër, propozimin për subvencionim të të infektuarve me koronavirus.

“Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.