Web Analytics
BallinaSHOWBIZMiriam Cani sapo na zbuloi profesionin e të birit në të ardhmen

Miriam Cani sapo na zbuloi profesionin e të birit në të ardhmen

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më të preferuara të showbizit shqiptar, dyshja janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit më të vogël Duamit.

Që prej fillimit çifti i artistëve nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga fëmijët e tyre.

Amelin e kemi dëgjuar të këndojë, në këngën kushtuar asaj “Dhurata” dhe mund të themi se nuk është larg hapave të prindërve të saj.

Mirëpo, Duami duket se ka dalë jashtë rrymës, së fundmi, Miriam Cani ka postuar në instagramin e saj disa foto të vogëlushit, duke e etiketuar si dentist të ardhshëm.

Në foton e parë duket, Duami në gjumë teksa në dorë mban furçën e dhëmbëve.

“Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën,”-shkruan këngëtarja krahas fotos./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit