Mjekët e Infektivit japin mesazh nga spitali: Ju lutem qëndroni në shtëpi, jemi të rrezikuar edhe ne dhe familjet tona

Mjekët e Spitalit Infektiv janë në vijën e parë të frontit të luftës, kështu u ka quajtur edhe kryeministri Edi Rama, në një betejë me një virus që ka brenda të panjohurën dhe që është gjithashtu shumë i rrezikshëm, i kthyer tashmë në pandemi botërore.

Të veshur me maska e mjetet e tjera të duhura për këto raste, mjekët dhe infermierët e Infektivit kanë publikuar në rrjetet sociale një mesazh prekës për të gjithë qytetarët.

“Ju lutem mos na shihni çuditshëm.

Jemi ne mjekët, infermierët dhe sanitarët që ju kemi shërbyer gjithmonë, vetëm uniforma ka ndryshuar.

Jemi ne më të rrezikuar dhe janë familjet tona janë të rrezikuara.

Ju lutemi mos dilni në rrugë.

Së bashku do ja dalim”- shkruajnë në rrjetet socaile disa mjekë të Spitalit Infektiv.