Mjekët shqiptarë të nisur drejt Italisë ende pa punë, nuk kanë dokumentin që vërteton specializimin

Tridhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë mbërritur në Brescia.

Por ata nuk janë ende në gjendje të fillojnë punë menjëherë.

Menaxheri i përgjithshëm i spitalit civil në Brescia, Gianmarco Trivelli tha:

Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv.

Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se në çfarë sektori do drejtohen.

Ai shtoi:

Shqiptarët mezi presin të hyjnë në punë menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe shprehen të gatshëm për të ndihmuar.

Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe tregojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri do të kemi përvojën e nevojshme.

Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar”.

Ndërkohë, 15 mjekët polakë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën me koronavirusin, do të mbërrijnë në Brescia në këtë pasdite.

Ata janë specialistë të kujdesit intensiv të ndarë në tre ekipe të mjekësisë urgjente.

Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin e Brescia, ku situata është për momentin më kritike dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të pacientëve Covid-19.