Mjekëve në QKMF u rekomandohet ta diagnostikojnë koronavirusin pa testim

Taskforca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që mjekët familjarë në QKMF-ja në Kosovë të diagnostikojnë pacientët me COVID-19 pa testime.

Është rekomanduar që mjekët familjarë, në rast se shohin pacientët me simptome të COVID-19, të bëjnë diagnozën klinike, pa pasur nevojë për testime dhe të rekomandojnë pacientët të vetizolohen për 14 ditë, siç do të duhej bërë në rast të testimit pozitiv, shkruhet në dokumentin e siguruar Klan Kosova.

Nga Taskforca është thënë se kjo procedurë është në përputhje me praktikat që aplikohen në SHBA dhe vendet tjera të botës.

“Të gjitha këto duhet raportuar si raste të supozuara.

Të gjithë mjekët familjarë rekomandohen të japin diagnozën klinike të COVID-19 në bazë të Udhëzuesit dhe Procedurave Standarde të Operimit (PSO).

Të gjitha këto diagnoza duhet të raportohen pa test laboratorik në IKSHPK, sipas PSK-së.

Kjo procedurë është në përput hje me praktikat në SHBA dhe botë”, është shkruar në rekomandimin e Taskforcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.