Mjekja britanike: Po më duhet t’i pyes pacientët se a duan të vdesin në spital a në shtëpi

epaselect epa08161744 A picture released by Xinhua News Agency shows a medical worker checking the drip of a patient in the Intensive Care Unit (ICU) of Zhongnan Hospital of Wuhan University in Wuhan, Hubei Province, China, 24 January 2020 (issued 25 January 2020). On 25 January, the National Health Commission of China confirmed the death toll from the Wuhan coronavirus outbreak has risen to 41 with 1,287 cases of patients infected as of 24 January. EPA-EFE/XIONG QI / XINHUA MANDATORY CREDIT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Një mjeke e njohur në Britani të Madhe e ka bërë një thirrje emocionale që njerëzit të kenë kujdes nga koroanvirusi dhe të qëndrojnë në shtëpi për ta parandaluar rritjen e numrit të vdekjeve.

Dr.Katie Sanderson tha se tashmë është e detyruar që t’i pyesë pacientët me koronavirus dhe të afërmit e tyre nëse ata dëshirojnë të vdesin në spital apo në shtëpi.

Mjekja që punon në një spital të Londrës i luti dëgjuesit e Radio BBC-së që të ndalen dhe të mendojnë para se të dalin nga shtëpia, shkruan “Daily Mail”.

“Merreni këtë vërtet seriozisht.

I kam dëgjuar njerëzit duke thënë se duan të infektohen me koronavirus që të bëhen imunë.

Kjo nuk funksionon këshu”, tha ajo.

Zonja Sanderson gjithashtu i luti kompanitë dhe biznesmenët që të ofrojnë telefona falas për pacientët e izoluar në spitale, sepse ata nuk kanë mundësi të kontaktojnë me familjet e tyre.

Ndryshe, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur që vendi të futet nën masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes nga e marta pas mosrespektimit të këshillave nga qytetarët.