Mjeku shqiptar habitë botën: Ja çfarë i pret të gjithë njerëzit e prekur nga COVID-19

Mjeku shqiptar, Albert Troçi ka folur për dëmet që shka kton sëmundja COVID-19 tek jeta e pacientëve, të cilët janë infektuar.

Mjeku shqiptar në Milano që po lu fton në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, Albert Troçi, shprehte se teksa Italia po bëhet gati të kalojë në fazën e dytë të ‘lu ftës’ kundër koronavirusit, Shqipëria duhet të ketë shumë kujdes me procesin e hapjes.

“Po bëhemi gati të dalim në fazën e dytë.

Duhet të dalim patjetër dhe të gjejmë një strategji.

Tani fazat janë të qarta, po bëhen shumë teste dhe si do të nisë hapja.

Hapja duhet të jetë me një vëzhgim shumë të lartë, duhet të shikohen kurbat për të mos pasur një god itje të dytë nga rihapja”, u shpreh Troçi.

Ashtu si Italia dhe Shqipëria po bëhet gati për hapjen graduale, po sa rre zikon?

“Shqipëria pati fatin se pa se ç’ndodhi në Itali dhe arriti që të bllokonte zinxhirin e inf eksionit.

Si në Itali dhe vende të tjera numri i të infe ktuarve reale është më i lartë se ai që testohen, që pasqyrohen në testet zyrtare.

Nuk është thjeshtë fakti që të kesh respirator, nuk do të thotë se i zgjidhe të gjitha.

Se të kesh një pacient në terapi itensive duhet të kesh një mjek dhe dy infermier të specializuar.

Pra është edhe numri i personave të specializuar.

Një terapi intensive është shumë e vështirë për t’u trajtuar”, tha ai.

Nisur nga hipoteza e kri tikut të njohur italian të artit Vittorio Sgarbi se virusi është një mashtrim dhe se njerëzit kanë vde kur me COVID dhe jo nga COVID-i, Troci tha:

“Që virusi është real, unë e prek me dorë se komplet spitali është me pacientë. Virusi ekziston.

Këtë nuk mund ta lëvizim.

Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në Kodin Gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët.

Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi.

Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër”, tha ai.

Por sa për qind e atyre që kanë vdekur kanë ndërruar jetë vetëm nga COVID pa sëmundje të tjera shoqëruese?

“Kjo është një pyetje e vështirë mund t’u them që nëse këto pacient nuk do të kishin pasur koronavirus.

Sipas një studimi në Skoci,u tha se pacientët që kanë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë”.

Një koment ai e kishte edhe për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali.

“Unë punoj në Milano, në spitalin tim nuk kemi pasur janë dërguar në zonën që kishte një kr izë totale, Bergamo dhe Breshia. Unë nuk kam pasur mundësi.

Ditën që erdhën telefoni im ishte plot me mesazhe nga kolegët që më uronin dhe falënderonin për këtë gjest dhe kjo na bën të lumtur dhe na bën krenarë me vendin”, u shpreh Trocci.

Por sa mundësi ka që këtë verë të bëjmë plazh?

“Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale.

Por na ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi.

Ne si njerëz kemi ndryshuar mentalitetin tonë.

Shpresoj që me ardhjen e verës të ulet numri i rasteve dhe ajo që do të ishte diçka e bukur do të ishte sikur ndodhi me 2002 SARS-in që të zhd ukej vetvetiu.

Nga të dhënat që kemi, nuk është e vërtetë se virusi është bërë më i butë, por trajtimi që i bëjmë”, tha ai.