Modeli tregon mesazhet që ia ka dërguar Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej se çifti nuk janë më bashkë, mediat vazhdojnë të shkruajnë për ta.

Është folur shumë se përkundër ndarjes, raportet që ata kanë janë ende të afërta dhe kjo vërehet qartë edhe në mesazhin që Younes ka zbuluar.

Motra e madhe e familjes Kardashian është treguar e kujdesshme dhe i ka uruar Muajin e Ramazanit algjerianit Younes, dhe kjo është pritur mirë nga modeli i cili falënderon atë për urimin. /Lajmi.net/