Modelja 23-vjeçare i nxjerr “të palarat” burrit të Khloe Kardashian, bën publike të gjitha mesazhet intime me të

Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit për shkak të një tjetër tradhtie të mundshme ndaj Khloe Kardashian.

Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok.

Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar.

Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.

Ndërkohë së fundmi Sydney ka zbuluar edhe mesazhet që Tristan i ka dërguar në rrjete sociale.

Gjatë një videoje live të regjistruar nga mikesha e Sydney, kjo e fundit ka treguar me zë të lartë mesazhet intime që basketbollisti i ka dërguar, duke i kërkuar edhe foto të trupit.

Duke lexuar me zë të lartë nga celulari i saj, Sydney i thotë shoqes:

“Tristan Thompson më tha ‘Më dërgo një foto të tënden’.

Më pas Tristan tha ‘Po zemër më pëlqen, Dua të shoh si duken, Jam kurioz.

Tashmë jam shumë i lumtur që do kthehem’”, tregoi Sydney, duke ja lënë gjithë fajin Tristan.

Basketbollisti më pas e krahasoi modelen me ish-partneren e tij, Jordan Craig, me të cilën ka dhe një djalë, Prince.

Gjithashtu ai i ka treguar se Khloe nuk është tipi i tij, por rri me të për shkak të statusit të saj social.

“Khloe nuk është tipi i tij, por unë jam tipi i tij.

Ai donte statusin dhe ta ruante këtë status dhe unë i dukesha si ish-i i tij dhe unë jam tipi i tij. Më pas ai më telefonoi dhe më tha ‘Ti je ajo që unë pëlqej’ dhe unë i thashë ‘Ti je me dikë tjetër’”, ka treguar më tej Sydney.

Gjithashtu modelja është shprehur e bindur se Khloe ka qenë gjithmonë në dijeni për lidhjen e saj me Tristan.