Koronavirusi ka ngjallur frikë tek të gjithë duke krijuar panik në botë.
Prandaj kudo janë përhapur edhe masat parandaluese të cilat shumë kush po mundohet të iu përmbahet.
E njëjtë ka vepruar edhe modelja me famë botërore, Naomi Campbell e cila në Instagram ka ndarë fotografi ku shihet me maskë dhe veshje të izoluar për tu mbrojtur nga koronavirusi.
“Siguria në një tjetër nivel”, ka shkruar modelja e famshme në mbishkrimin e imazheve.