Disa javë më parë, Robert Berisha ishte ne media rozë, kudo shkruhej se ai kishte nisur një lidhje të re me modelen italiane, Maria Bove.
Më vonë “Prive” mësoi se mes tyre nuk kishte asgjë serioze, media rozë raportoi se ata thjesht kaluan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se Roberti vazhdon të jetë single.
Ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Maria Bove.
Ajo ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me përcjellesit e saj në Instagram dhe të gjithë e kanë pyetur nëse mes saj dhe Robertit ka një lidhje.
“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë.
Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane./Express/