Modelja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: U kthye pranë ëngjëjve!

Prej disa ditësh modelja Niki Delijorgji po lutej për gjyshin e saj.

Por mesa duket ishte në ditët e fundit të jetës dhe që me anë të një njoftimi në Instagram ajo i ka njoftuar të gjithë se ai u largua nga kjo botë.

 

”Gjyshi im e mbylli me sukses misionin e tij në tokë tani është i lirë dhe u kthye përsëri në shtëpi tek ëngjëjt”, shkruan Niki në Instagram.

Ajo ruan prej tij edhe një kujtim të shtrenjtë, orën e tij 20 vjeçare që ai e ruante posaçërisht për mbesën e tij.