Moderatores i bie fustani duke kërcyer

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e dytë e emisionit “Shiko kush luan”.

Një ndër të ftuarat ishte moderatorja e sportit, Lei Kraja, e cila u bë pjesë e sfidave dhe lojrave të ndryshme.

Gjatë sfidës së kërcimit, moderatores i ndodhi një incident i vogël.

Teksa kërcente asaj i ra pjesa e sipërme e fustanit, gjë e cila u vu re dhe nga aktori Irgen Çela, i cili u mundua ta mbulonte që të rregullohej.

Situata u kalua me shumë sportivitet dhe Lei vazhdoi me kërcimin.

Videon e këtij momenti mund ta shikoni më poshtë: