Moderatori i njohur dhe nëna e tij, infektohen me koronavirus

Moderatori i njohur së bashku me nënën e tij janë infektuar me virusin Covid-19.

Moderatori Piero Chiambretti dhe nëna e tij Felicita e cila është në moshë të shtyer, aktualisht ndodhen në dhomën e urgjencës së spitalit Mauriziano në Torino, shkruajnë mediat e huaja.

Ata e kuptuan se janë diagnostikuar me koronavirus pasi arritën në spital.

Thuhet se ditët e fundit, Mediaset kishte urdhëruar pezullimin e programit të realizuar nga Piero Chiambretti, “# CR4 – La Repubblica delle Donne” pas riorganizimit të orareve të kompanisë për të lehtësuar informacionin gazetaresk mbi emergjencën e koronavirusit./Lajmi.net/