-2.4 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina Uncategorized Moderatori shqiptar: Njerëzit e shëmtuar janë të këqij dhe të palumtur

Moderatori shqiptar: Njerëzit e shëmtuar janë të këqij dhe të palumtur

“Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar”, ishin fjalët e modeles të cilat bënë bujë në media, e padyshim përgjigja nga ana e publikut ishte mjaft negative në drejtim të saj.

E kësaj, radhe është një personazh tjetër ai i cili ka një deklaratë të përafërt me të.

Bëhet fjalë për moderatorin shqiptar Kelvi Kadili i cili në emisionin e tij “Flakë fare”, në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, pyeti atë nëse i gjykonte njerëzit nga pamja e jashtme.

“Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde.

Mendoj që ka njerëz të bukur, e të shëmtuar që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”, ishin fjalët e Aulonës.

Ndërsa moderatori u shpreh hapur duke thënë se të shëmtuarit janë njerëz të këqij.

“Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar.

Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqij”, tha moderatori shqiptar.

608,992FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Electra është 46 vjeçe, por trupi i saj tregon ndryshe

Carmen Electra ka treguar se është duke i shijuar pushimet e saja tropikale dhe këtë e ka bërë përmes postimit të fotografive në rrjetet...
web
analytics