Moderatorja e njohur: Kam mbajtur vathë me vlerë sa një shtëpi

Moderajtorja e njohur Fjodora Fjora, është e njohur për elegancën dhe sharmin e saj.

E ftuar këtë të martë në emisionin “Ftesë në pesë” ku u diskutua lidhur me diamantet dhe botoksin, “miqtë” e ngushtë të femrave, ajo bëri një rrëfim të saj.

Fjodora Fjora dha opinionin e saj lidhur me këtë temë.

Ajo u shpreh se aksesorët janë tepër të rëndësishëm për femrat, ndërsa përmendi faktin se edhe vetë është e fiksuar pas tyre.

Madje, Fjodora pranoi në studio se ajo vetë ka mbajtur një palë vathë që kushtojnë sa një shtëpi.

“Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi.

I prekja herë pas here aty në çantë, thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty”, tregoi moderatorja.