Moderatorja e njohur shpërthen në lot për Kobe Bryant dhe jep një mesazh me vlerë

Vdekja e Kobe Bryant la pas shumë trishtim tek miqtë dhe fansat e tij që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës sportive.

Të gjithë personazhet e famshëm reaguan publikisht për këtë humbje të madhe dhe njëra prej moderatorëve më të njohura në Amerikë, Ellen DeGeneres, ka shpërthyer në lot gjatë emisionit të saj.

Ellen e nisi monologun e saj me lot në sy dhe dha një mesazh për të gjithë teleshikuesit.

“Të dielën ishte ditëlindja ime dhe u mbajt ceremonia e ‘Grammy Awards’.

Unë isha e nominuar, por nuk fitova, gjithsesi nuk është këtu ideja.

Duhej të ishte një ditë feste, por më pas ne morëm lajmin tragjik për Kobe Bryant dhe çdo gjë ndryshoi në sekondë.

Dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas.

Jeta është e shkurtër dhe delikate dhe ne nuk e dimë se sa ditëlindje do të festojmë.

Prandaj nuk duhet të kesh vetëm një ditëlindje për të festuar, thjesht festoni jetën.

Dhe nëse nuk i ke thënë dikujt se e do, bëje tani.

Bëje.

Thuaju njerëzve që i do.

Telefononi miqtë tuaj.

Shkruajuni miqve tuaj.

I përqafoni.

I puthni.

Tregohuni të sjellshëm me njerëzit”, tha Ellen gjatë monologut të saj.

Gjithashtu ajo falënderoi publikisht bashkëshorten e saj dhe gjithë stafin që punon për të.