“Moj Donika, moj drita ime” Elvana Gjata i bën dedikimin e bukur nënës për ditëlindje

Elvana Gjata i ka bërë nënës së saj një dedikim të ndjerë me rastin e ditëlindjes.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, ajo rrallëherë ndan detaje me fansat, por ditën e sotme ka bërë përjashtim, shkruan “Kosovarja”.

Elvana ka uruar të ëmën, madje e ka surprizuar duke i dhuruar një buqetë shumë të madhe dhe të bukur me lule, nuk kishte se si këtë surprizë mos ta publikonte në rrjetet sociale.

“Moj Donika, moj drita ime! Gëzuar ditëlindje e shtrenjta ime ”, ka shkruar ajo krahas fotos në Instastory.