Moment prekës, vogëlushja dymuajshe dëgjon për herë të parë zërin e nënës së saj

Një video prekëse është duke qarkulluar në internet, ku shihet një foshnje e vogël e kapluar nga emocionet kur për herë të parë dëgjon zërin e nënës së saj.

Vogëlushja dymuajshe Charlote Keane që ka lindur e shurdhër, fillon të buzëqesh dhe lufton të ndal lotët e gëzimit kur për herë të parë dëgjon nënën e saj Christy duke e thirrur.

Videoja është bërë virale në mediat sociale, ku që nga publikimi është shikuar nga mbi 10 milionë persona.

Nëna e saj e cila është një blogere e zonja, kishte shpërndarë këtë moment special me përcjellësit e saj ka shkruar në Instagram:

“Charly për herë të parë po dëgjon zërin tim duke i thënë të dua”.

Vogëlushja kishte lindur me probleme me dëgjim dhe falë një ndërhyrje kirurgjikale i është vendosur një pajisje speciale që i ndihmon të dëgjoj.

“Duket se Perëndia ka dëgjuar lutjet tona, dhe ajo tani po dëgjon.

Gjithmonë e kemi ëndërruar momentin se si do të reagoj ajo kur të dëgjon zërin tonë”, ka shtuar e ëma e vogëlushes.

Shiko Videon: