Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Turqinë.
Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat.
Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.
Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku, dhe ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre.
Në pamjet e publikuara, shihet se banorët janë në panik dhe kanë dalë të gjithë në rrugë.
Shiko Videot:
https://www.facebook.com/vipaklips/videos/471019527140349/
https://www.facebook.com/vipaklips/videos/164293864899857/