Momenti kur aeroplani aterron në autostradën plot me vetura

Piloti i një aeroplani ka shokuar qindra shoferë që ishin duke udhëtuar me veturat e tyre në një autostradë, pasi vendosi të aterroj në rrugë dhe madje të futet nën urë.

Aeroplani preku autostradën Yaphank në Long Island, pasi u detyrua të bëjë ulje emergjente.

Piloti ishte personi i vetëm në bord, kurse raportohet se askush nuk është lënduar pas aterrimit të këtij aeroplani.

Në videon e publikuar më poshtë mund të dëgjohen disa persona duke biseduar brenda një veture, nga e cila edhe e filmonin aterrimin e aeroplanit.

Por, bisedat e tyre u ndalën për një çast kur panë aeroplanin në rrugë, ndërsa piloti në një moment arriti të futet nën urë pa pësuar as edhe gërvishtjen më të vogël të krahëve të aeroplanit.

Aeroplani i tipit Cesna 206 ishte ngritur në ajër nga aeroporti Brookhaven në Shirley dhe po udhëtonte për në aeroportin Eagles në New Jersey, kur papritmas pësoi probleme mekanike.

Si pasojë e kësaj, piloti Jim O’Donnell u detyrua të aterroi në autostradë pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/853732761739835/