Momenti kur J Balvin del në skenë me flamurin e Kosovës

Mbrëmjen e djeshme u mbyll me sukses nata e dytë e “Sunny Hill Festival” dhe padyshim vëmendjen më të madhe e mori këngëtari latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi disa nga këngët e tij më të njohura, duke elektrizuar publikun.

Mirëpo, kulmi i mbrëmjes u arrit kur mori në duar në duar flamurin e Kosovës.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin në atë moment tha në gjuhën shqipe “Të dua”.