Momenti kur një mjet shpërthen në afërsi të gazetares e cila ishte në transmetim live në veri

Është publikuar një video e re e su.lmit të banorëve serbë në veri ndaj gazetarëve.

Gjersa ishte në një lidhje direkte, në afërsi të gazetares së Kanal 10 është hedhur një mjet sh.përthyes.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kolegët tanë po sul.mohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rr.ezikuar në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i ala.rmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rr.ezikuar.

Kolegët tanë po su.lmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.