Web Analytics
BallinaMomenti kur Ramush Haradinaj nuk përmbahet dhe i thotë Haxhiut “qysh s’po...

Momenti kur Ramush Haradinaj nuk përmbahet dhe i thotë Haxhiut “qysh s’po të vjen marre”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.

Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë.

“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj Haxhiun, në studion e Top Channel. Haxhiu ishte lidhur me video nga Kosova.

Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.

Ai madje në një moment i drejtohet Haxhiut ashpër me fjalët:

“qysh s’po të vjen marre”.

Shiko Videon:

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit