Morena e bën dhomën rrëmujë teksa realizon fotografi

Morena Taraku duket tejet tërheqëse në foton e fundit.

Morena Taraku është një prej emrave, e cila kujdeset në maksimum për linjat.

Së fundi, këngëtarja publikoi një foto, ku paraqitet me një minufund lëkure, të kombinuar me reçipeta të zeza dhe çizme të gjata.

Në prapavijë, ajo kishte veshjet e saja, ndërsa fansave u kërkonte falje për gjithë rrëmujën që e kishte prapa saj.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Morena Taraku është “Bad Girl”, këngë kjo në bashkëpunim me Stresin, e cila ka marrë mbi 1 milion klikime në YouTube.