Morena Taraku shumë shpejt do të martohet?!

Morena Taraku ka qenë gjithmonë shumë e komentuar për statusin e saj.

Këngëtarja kosovare është shumë e ndjekur në rrjete sociale dhe pothuajse secili veprim i saj kalon në lajm.

Ajo përmes një postimi në Instastory arriti edhe njëherë të marrë vëmendje me një shkrim interesant që bëri.

Bukuroshja bëri një deklaratë publike, duke thënë se është në lidhje dhe shumë shpejt do të martohet, por pastaj shkruan se e ka kopjuar atë tekst.

Me këtë gjest ajo vetëm sa trazoi ujërat dhe i bëri edhe më konfuzë fansat e saj. /Kosovarja/