Web Analytics
BallinaSHOWBIZMorena Taraku sjell poza joshëse teksa shihet me stil të ri të...

Morena Taraku sjell poza joshëse teksa shihet me stil të ri të flokëve

Një prej emrave më të komentuar në media është ish-Missi, Morena Taraku, bukuroshja 29-vjeçare ka një numër të madh admiruesish dhe vetëm në Instagram ka mbi 1.7 milionë ndjekës.

Aty këngëtarja postoi foto të ndryshme që zgjojnë vëmendje dhe komentohet vazhdimisht, edhe së fundmi, Morena solli disa foto në të cilat dukej joshëse dhe e veshur me shumë stil.

Morena ka realizuar pozat në një maket ushqimor teksa shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse të grisura.

Ajo që bie në sy janë stili i ri flokëve me fije të bardha në pjesë e ballukeve që i la të lëshuara sipër ndërsa pjesë tjetër i vendosi në topuz.

Ajo përshtati dukjen me çantë dhe syze të zeza dielli gjithashtu për të kompletuar paraqitjen vendosi edhe aksesor ari.

Të shumta ishin edhe komentet që zeshkania pranoi krahas fotografive që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, kujtojmë që Morena prej vitesh jeton në Stamboll atje ku edhe është fokusuar si sipërmarrëse duke lënë anash skenën në Kosovë. /Telegrafi/

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit