Mori vëmendjen e të gjithëve me puthjen pasionante me Andin, Melisës i ndodh e pa pritura, i fshihet…

Videoklipi i ri i Melisës me titull “Leje” ka konfirmuar më në fund lidhjen e saj me Andin.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tashmë këngëtare e ka zgjedhur partnerin e saj, Andin si protagonist në videoklipin e ri, ku dhe kan pasur puthje të nxehta.

Konfirmimi i lidhjes vjen pas një kohe të gjatë që ata komentoheshin në media se ishin bashkë.

Edhe me këtë këngë të rradhës, Melisa ka marrë një vëmendje të madhe duke arritur mijëra shikime brenda pak orëve teksa të gjithë kanë qenë kuriozë për skenat me Andin.

Pas shikimeve me njëri-tjetrin, Melisës që i këndon dhe Andit që lë “të dashurën” për Melisën, më në fund ndodh edhe puthja e shumëpritur!

Por Melisës i ka ndodhur e papritura!

Kënga e saj e parë “U kry” nuk gjendet më në YouTube dhe arsyeja nuk dihet ende!

Këtë e kanë vërejtur edhe komentuesit e këngës së re të cilët, po e pyesin vazhdimisht ish-konkurrenten!

Ç’të këtë ndodhur do e mësojmë shumë shpejt!