Mos e besoni po deshët, por ky mashkull VIP ka REFUZUAR të puthë Megi Pojanin në buzë!

Ermal Mamaqi dhe Ana Lika të ftuar tek “Rudina” kanë treguar më shumë detaje për serialin “H.O.T”.

Mamaqi tregoi se vajzat nuk i janë shmangur skenave intime që do të ketë në serial, por njëri prej djemve po.

Erblini nuk pranonte që të puthte në buzë Megi Pojanin, tha Ermali.

Rudina Magjistari: Vazhdon akoma ai mentaliteti që janë gocat ato që i shmangen këtyre skenave apo edhe çunat?

Ermal Mamaqi: Jo ka dhe çuna, kemi pasur një problem shumë të madh me Erblinin, nuk pranonte ta puthe Megi Pojanin në botë.

Ana Lika: Unë këtu nuk kam qenë dhe nuk e di, por Erblini qenka një budalla i madh (qesh).

Ermal Mamaqi: Një nga skenat që kemi qeshur shumë është ajo kur unë futem pa dashje dhe gjej të zveshur, pra me të brendshme Megin dhe ajo sikur afrohet dhe në të gjitha momentet e filmit, në skena ne nxitojmë, shpejt, shpejt.

Atë ditë që ishte kjo skena që ishte Megi kështu, asnjëri nuk nxitonte, çdo gjë ngadalë, donin të gjithë të hynin tek dhoma e grimit që ishte 1 me 1.

Ishin ulur të gjithë tek ekrani, tek monitori po shikonim dhe ia kaluam shumë mirë atë ditë.