Nesër ndërrohet ora nga 3 në 2.

Kjo është një periudhë kohore e përvitshme.

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do te shenojë ndërrimin e akrepave të orës, që shkojnë 60 minuta prapa.

Koha dimërore do të fillojë të llogaritet që nga mëngjesi i ditës së nesërme.

Pas mesnatës, ora nga 03:00, akrepat do të ecin prapa për 60 minuta dhe ora do të shënojë 02:00.

Komisioni Evropian, më 12 shtator të vitit 2018 kishte vendosur që kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars 2019, ndërsa kjo llogaritje të shfuqizohet në tetor të vitit 2019.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.