Uji në shishe mund të jetë i skaduar.

E kjo gjë mund të ju kushtoj me shëndetin tuaj.

Prandaj mos e pini ujun e skaduar.

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju e keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Nga një pyetësor i kryer nga Agroweb.org, rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, NUK e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqenë faktin që uji në shishe plasike është i sigurt.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësohemi.

Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar.

Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë.

Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe përbën një rrezik serioz për shëndetin.