Mos i ngacmoni kurrë puçrrat në këtë zonë, ka rrezik që infeksioni të shkojë deri në tru

Në një zonë në formë trekëndëshi në trupin tonë nuk duhet t’i shtrydhni kurrë puçrrat, pasi mund të infektohen pjesët e indeve të sinuseve duke u përhapur deri në tru.

Sipas Health, ajo zonë shtrihet nga skajet e buzëve deri te hunda.

Zona e fytyrës, e cila lidhet me hundën dhe skajet e gojës konsiderohet pjesë posaçërisht e rrezikshme e fytyrës për shkak të afërsisë së saj me trurin.

Këtë trekëndësh më së miri do ta përcaktoni duke lidhur majat e gishtave të mëdhenj, pastaj majat e gishtave tregues.

Në fytyrën tuaj maja e trekëndëshit gjendet në urën e hundës, ndërkaq baza e trekëndëshit tuaj fillon nga të dy skajet e gojës dhe shtrihet mbi fundin e buzës së sipërme.

Shprehja ‘trekëndëshi i vde.kjes’ mbase tingëllon paksa në mënyrë ekstreme kur flasim për puçrrat, mirëpo edhe rrezikun përfundimisht.

Zona e trekëndëshit të vde.kjes

“Sinusi kovernoz është emri i venës së madhe e cila përcjell gja.kun në tru, duke krijuar lidhjen me pjesën e jashtme dhe të brendshme.

Me fjalë të tjera, infeksioni i puçrrave në hundë deri diku ka rrugë të qartë deri te truri.

Nga kjo arsye, çdo infeksion në atë zonë të vogël është rrezik i madh”, thotë dr. Alok Vij nga klinika Cleveland.

Prandaj, prekja e puçrrave në atë zonë nuk është gjë e mençur dhe as atë hiqen qimet e hundës, sepse cilado qoftë nga këto veprime mund t’u mundësojnë baktereve të hyjnë në atë zonë të rrezikshme të fytyrës.

Kur të filloni t’i sul.moni puçrrat në hundë, kujtoni fjalët “infeksioni i trurit” dhe më mirë është të përdorni krem me zink që të thahen vetë.