Web Analytics
BallinaKURIOZITETESOCIALEMosha nuk është problem për martesë

Mosha nuk është problem për martesë

Peter Barratt dhe Nancy Evans janë bërë “çifti më i ri” në Britani të Madhe, që kurorëzuan dashurinë e tyre – megjithëse janë në moshë të shtyrë.

Burri 82-vjeçar është martuar me të dashurën e tij një vit më të vjetër, derisa ishin të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe banorët e qendrave për të moshuar ku ata banonin.

“Para dy vitesh u njoftuam,e që atëherë më ftonte në dreka dhe dërgonte lule.

Kërkoi të martoheshim, por nuk doja të humbja privatësinë”, ka thënë Evans.

Në fakt, ai i kishte propozuar vetëm një javë pasi u njoftuan, por gruaja që jetoi vetëm për 20 vite, nuk donte “ta prishte rehatinë”.

“Është shumë i dashur dhe më respekton, prandaj pranova.

Ishte propozim romantik edhe pse nuk u ul në njërin gju, sepse nuk do të mund të ngrihej pastaj”, ka thënë me mahi nëna e tre fëmijëve.

Së bashku me nëntë nipërit, ajo ka vallëzuar në dasmën e saj të thjeshtë, ku nuk ka munguar torta dhe muzika nga një grup i atij vendi.

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit