Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të cilat të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius, thuhet sipas IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.