Web Analytics
BallinaMoti në dy ditët në vijim – temperaturat deri 35 gradë

Moti në dy ditët në vijim – temperaturat deri 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën dhe të enjten vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

IHK njofton se sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit